Vdes 15-vjeçari i cili u aksidentua një ditë më parë

Një 15-vjeçar i cili u përplas një ditë më parë nga një makinë, derisa po udhëtonte me biçikletë, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë në pranga është vënë shoferi, një 29 vjeçar, i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia.

Njoftim i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja (foto arkiv).