Kryetarja e Preshevës ndanë mjete edhe për studentë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila javën e kaluar miratoi një pako financiare për pensionistë dhe të moshuar, sot e ka bërë të njëjtën gjë edhe për studentët e kësaj komune.   

‘Sapo nënshkrova vendimin për mbështetjen financiare të studentëve të komunës së Preshevës. Nga ky vendim do të përfitojnë 348 studentë në vlerën e 10.000 dinarëve për person. Mjetet do të transferohen në xhirollogaritë e tyre.

Ngritje të kapaciteteve arsimore dhe më shumë mundësi për studentët, nga dora e institucioneve publike, si edhe pushteti lokal. Këto janë pjesë të platformës sime qeverisëse”, ka thënë Ardita Sinani.

Vlera prej 10 mijë dinarësh është e barabartë me 85 euro, që është një shumë e konsiderushme nëse jepet çdo muaj, gjatë një viti akademik.

Nga pakoja tjetër përfitojnë 1.720 të moshuar dhe pensionistë, një shumë prej 2.906 dinarë për person. /Mediafokus.info