Zeka: Edhe po të duan ushtarët e UÇK-së, lufta nuk ndryshohet

Politikani dhe historiani kosovar, Izmi Zeka, ish-zëvendësministër i Brendshëm, i ka komentuar relacionet e fundit Remi-Kurti, duke thënë se lufta nuk mund të ndryshohet edhe po të duan ushtratët e UÇK-së.

‘Edhe po të duan ushtarët e UÇK-së lufta nuk ndryshohet! U ndjeva keq kur e dëgjova Rrustem Musfaten për “bashkëluftëtarin” e tij Albin Kurtin.

Besoni edhe sot disi ndjej keqardhje për njerëz të tillë. Edhe po të duan ushtarët e UÇK-së lufta nuk ndryshohet. Misioni i saj, njerëzit, ideologët nuk ndryshohen e sidomos lufta e fituar që solli paqen’, ka shkruar Zeka.