Ministria publikon çmimin tavan të derivateve, shtrenjtohet benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka përcaktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivatave.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 73 centë, i benzinës 1 euro e 41, derisa i gazit 72 centë.

Krahasuar me dje, çmimi i benzinës është shtrenjtuar për 1 cent.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.