Koronavirusi e lë Tupallën pa Takimet e Vendlindjes

Ishte traditë e kahershme që me 1 maj, shqiptarët e Medvegjës të takoheshin në fshatin Tupallë.

Rexhep Abazi thotë se ishte një takim i rëndësishëm, sidomos pas viteve 1999/2000 kur kjo popullatë u dëbua nga vatrat e saja afro nëntëdhjetë përqind, e që nuk u kthye deri në ditët e sotme.

Në profilin e tij ai ka shkruar:

Këto takime në një farë mënyre e hiqnin mallin e tyre për vendlindjen, për miqtë e për shokët, së paku për një vit.

Këtu vinin rinia dhe të moshuarit e të gjitha vendanimeve si edhe nga mërgata, por edhe nga Presheva, Bujanoci e nga shumë pjesë të Kosovës, për të përcjellur aktivitetet e shumta sportive, kulturore e të tjera.

Fatkeqësisht këtë vit ky, si edhe të gjitha aktivitetet tjera masovike janë pezulluar për shkak të pandemisë botërore të Coronavirusit, i cili e paralizoi tërë botën.

Mbase, kësaj here na mbetet të kujtojmë gëzimet, përjetimet dhe kujtimet nga takimet e kaluara.

Dhashtë Zoti e u takofshim për së miri në takimet e ardhshme!

Zoti i bekoftë shiptarët kudo që janë. në veçanti shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit./mediafokus.info