Ismajli: Mos hedhni mbeturina në hapësirat ku i rritni fëmijët tuaj!

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka kërkuar nga qytetarët që të ndërgjegjësohen në raport me ambientin dhe të mos hedhin mbeturina në hapësirat ku i rrisin fëmijët e tyre.

Sot, së bashku me operatorët ekonomik, ishim për vizitë në lagjën Iliria (Kamnik), për të bërë pastrimin mbrapa hapësirave të banesave kolektive.

Sinqerisht, ajo se çka pamë aty, ishte e tmerrshme. Mbeturina në të gjitha anët, pakujdesi e madhe kolektive, pasiqë këto mbeturina nuk vijnë vetvetiu.

U bëjmë thirrje të veçantë këtyre banorëve, të keni kujdes të shtuar dhe të mos i hudhni mbeturinat në hapësirat ku i rritni fëmijët tuaj.

Kjo na bënë me njollë të pashlyer në prezantimin e identitetit tonë, na jep një imazh të keq në pakujdesinë tonë ndaj dëmtimit të së mirës publike.

Kjo panoramë tregon gjithçka, se ku jemi ne sot me këtë kauzë që bota tashmë e ka kaluar shumë dekada më parë, por që duket se tek ne do na duhet edhe pak kohë për ta tejkaluar këtë gjendje.

I ftojmë banorët e kësaj lagje që ta mirëmbani këtë hapësirë të mrekullueshme dhe të mos e ndotni sepse kjo i shërbenë plotësimit të kërkesave të juaja dhe fëmijëve, për pushim dhe rekreacion.

Është një ambient i mrekullueshëm ku mund të shfrytëzohet si hapësirë fantastike kolektive për kalimin e kohës së lirë së bashku me familjet e juaja.

Ne, do të vazhdojmë me pastrimin e hapësirave brenda çdo hapësire publike, duke i kushtuar rëndësi më të madhe mirëmbajtjes së një ambienti më cilësorë.

Ajo, se çfarë duhet nga ne, është rritja e vetëdijësimit qytetarë karshi këtij problemi. Ndotja e këtyre hapësirave publike duhet të ndalohet përgjithmonë.

Pas situatës pandemike, do të vazhdojmë të vëmë rëndësinë e veçantë kësaj problematike e cila po na jep një shembull jo të mirë në këtë fushë.

Duhet njëherë e përgjithmonë të dalim nga ky imazh i rëndë, në çfardo mënyre, e çdo lloj forme, kma thënë Ismajli./mediafokus.info