Selami Osmani – Bezi ishte dhe mbetet ikona më e madhe e sportit në Gjilan
Selami Osmani – Bezi ka qenë ikonë e sportit për disa vite rresht. Për gjithë kontributin e tij, Selamiu është nderuar në Gjilan me çmimin “Nderi i Qytetit”.
Në kohët më të vështira, kur mbijetesa jonë njerëzore dhe kolektive ishte e rrezikuar, Selamiu dhe të tjerët dhanë kontribut të madh në organizim e veprimtarive sportive, kulturore e atdhetare.
Bezi, përveç që ishte njëri ndër ikonat e kohës gjilanase dhe përtej, ai ishte një punëtor i madh e sakrifikues i pashoq.
Veprimtaria e tij humane dhe njerëzore ishte vlerë sublime e tij.
Selami Osmani Bezi kishte bërë revolucion me “bardhë e kaltrit” e Dritës, duke i bërë ata kampion.
Emri i tij frymëzon edhe sot skuadrën “bardhë e kaltër”.
Selamiu do të mbetet në kujtesën tonë si frymëzim për të arritur suksese kulmore.
Ai personifikonte njeriun e shpresave dhe idealeve kombëtare.
Me rastin e 12-vjetorit të vdekjes, dedikim për Selamiun ka bërë Ahmet Isufi, ish-komandant i ZOK-ut.
‘Qe 12 vjet na mungon fizikisht, miku ynë i shtrenjtë, humanisti, afaristi dhe kryefjala e sportit gjilanas, Selami Osmani (Daku).
Do ta kujtojmë përherë si njeriun energjik e shpirtmadh, triumfator e motivues për suksese e fitore.
I përjetshëm kujtimi për mikun e madh, Selami Osmanin!‘/Mediafokus.info/

