Rashiti: LDK dhe PDK nuk e kanë kuptuar që diaspora tashmë është e fituar nga një ‘shpërlarje truri’ prej LVV
Politikani shqiptari-zviceran, Korab Rashiti ka shkruar se partitë politike LDK dhe PDK dhe partitë tjera e kanë humbur diasporën nga Zvicra.
Sipas tij, shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër iu është ‘shpëlarë truri’ nga LVV.
Postimi:
Partitë politike si LDK, PDK e të tjerat nuk e kanë kuptuar që në Zvicër, në terrenin që unë e njoh shumë mirë, diaspora tashmë është e fituar nga një “larje truri” – fjalë për fjalë.
LVV është në partneritet me Partinë Socialiste, dhe Partia Socialiste, përmes sindikatave në mjediset profesionale, e orienton votën jo vetëm për vetveten, por edhe indirekt për LVV-në dhe për “grupin”, siç i quaj unë, që sillet rreth ambasadës.
Lidhjet mes Partisë Socialiste dhe LVV-së duken prej kilometrash larg.
PDK dhe LDK nuk kanë fare bashkëpunim me partitë e djathta në Zvicër, edhe pse ato janë shumicë në qeveri federale që nga viti 1848…Zvicer!
Gjithçka po u shpëton nga duart; nuk po e kuptojnë aspak as çka po ndodh këtu në Zvicër, as pasojat elektorale që kjo i ka në Kosovë.
KQZ mblidhet sot për të vendosur rreth fletëvotimeve të 28 dhjetorit.

