“Ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur” – skandali me njehsorët elektrikë
Arben Dubova
Kryeministër, a jemi të varfur apo të vjedhur?
Unë i besoj shtetit tim sepse e di se ekziston një departament në MINT i quajtur Departamenti i Metrologjisë i cili është kompetent për certifikimin dhe verifikimin e instrumenteve matëse që përdoren në treg, përfshirë edhe njehsorët elektrik!
Nga deklarimet e zyrtarëve të MINT del se mbi 90% të njehësorëve elektrik të ekzaminuar kanë dalë se kanë defekte!
Kjo nënkupton se KEDS na paska vjedhur nën autoritetin e shtetit, ndërsa shteti ka fjetur e që e bën bashkëfajtorë në këtë skandal për shkak të neglizhencës!
Unë kur blej mallra në shitore nuk e verifikoj peshën e tyre por e paguaj aq sa kërkon shitësi sepse kam besuar se shteti e kontrollon pajisjen matëse dhe ajo matë saktë dhe në këtë kuadër e paguaj edhe energjinë elektrike duke besuar se orëmatësit matin saktë sepse ata janë certifikuar dhe verifikohen nga departamenti i metrologjisë!
Skandali i publikuar po na e dëshmon të kundërtën, pra shteti nuk ka bërë verifikime asnjëherë dhe tash kur skandali mori hov ata kanë reaguar!
Në rrethana normale, minimalisht do të duhej të suspendoheshin zyrtarët e departamentit përgjegjës dhe përgjegjësia të shkon edhe më lart deri në nivel qeverisës për shkak të neglizhencës apo bashkëfajësisë së qëllimshme në vjedhjen e qytetarëve!
“Ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur”, thoshte në një kohë kryeministri aktual!
Po sot a jemi të varfur apo të vjedhur?!

