Mos i prekni festat, ato janë element i shtetësisë!

Arben Dubova

Ka disa vite që ka filluar një debat lidhur me kinse numrin e madh të festave zyrtare në Kosovë. Disa thonë se ka shumë festa në Kosovë pa u bazuar fare në statistika, sepse kjo nuk është e saktë.

Përkundrazi, Kosova është ndër vendet që ka më së paku festa, vetëm 13 sosh (24 i ka Zvicrra, 22 Gjermania e keshtu me radhe). Pra gjithsej janë 13 ditë pune që nuk punohet brenda vitit.

Por debati po zhvillohet rreth asaj se a duhet te barten festat nga vikendi (kur i bie) ne dite pune, sepse disa i llogarisin dite pune edhe vikendet qe eshte gabim ne llogaritje.

E kujtojme kohen jo shume te larget, para vitit 1999 kur ne nuk guxonim te punomin kur serbet festonin festat e tyre, bile festonin edhe ditet kur neve na kishin diskriminuar e perjashtuar (siç ishte dita e kushtetues se tyre) e ne i shihnim si gjynaha duke festuar e ne duke vajtuar.

Prandaj, sot ne jemi shtet dhe shteti ka ditet e tij te shenuara e ne nuk kemi festa diskriminuese assesi, perkundrazi as dita jone me e veçante 28 Nentori nuk eshte feste zyrtare.

Lerini festat ashtu siç jane, perkundrazi shtoni edhe disa dite, shtojeni 28 Nentorin e disa dite tjera te lavdise sone kombetare dhe kerkoni zbatimin e atij ligji qe te mos kete diskriminim te sektorit privat ashtu siç aktualisht kemi e mos u merrni me festat se asgje s’po na pengon neve qe te zhvillohemi nje dite feste qe nuk po punojshmi.

Kosoven e pengon diçka tjeter drejt zhvillimit, kete e dine te gjithe, por jo festat assesi.

Festat jane edhe sinonim i lirise, prandaj: te festojme e ta shijojme lirine!