Këtë të shtunë, në Gjilan, mbahet takim letrar në nderim të shkrimtarit Sherafedin Kadriu
Këtë të shtunë, më 18 prill 2026, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit në Gjilan, mbahet takim letrar në nderim të shkrimtarit Sherafedin Kadriu, i cili ndërroi jetë më 8 prill 2026, pas një sëmundje të rëndë.
Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Clubit “Beqir Musliu” thotë se në këtë takim letrar përkujtimor, për jetën dhe veprimtarinë krijuese të Sherafedin Kadriut si dhe angazhimet tjera publike, do të shprehin nderime, vlerësime, deklamime e shpalim kujtimesh, krijues, studiues, miq e anëtarë të Ars Clubit, ku ai bashkëveproi, krijoi dhe dha një kontribut tejet të çmuar për vite e vite.
Përndryshe, Sherafedin Kadriu, la gjurmë të pashlyera, përveç në fushën e e letërsisë (dy vepra me shkrime kritike e një me poezi), edhe në fushën e arkeeologjisë si dhe të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore të Gjilanit me rrethinë.
Takimit letrar përkujtimor i bashkëngjitet edhe Biblioteka e qytetit “Fan S. Noli” si dhe familja e shkrimtarit.
Në kë veprimtari nderuese përkujtimore janë të mirëpritur të gjithë artdashësit si dhe miqtë e shkrimtarit Kadriu.

