Sipas raportimeve, gruaja ka shfaqur të vjella dhe më pas ka humbur ndjenjat, duke alarmuar ekuipazhin dhe pasagjerët në bord.

Në të njëjtin aeroplan ndodhej edhe një mjek nga Mitrovica, i cili ka reaguar menjëherë dhe i ka ofruar ndihmën e parë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, gjendja e pasagjeres është stabilizuar deri në përfundim të fluturimit, duke shmangur komplikime më serioze.