Ndahet nga jeta punëtori i KEK-ut i cili u lëndua para disa ditësh në vendin e punës

Sindikata e KEK-ut, ka njoftuar se ka vdekur Milazim Binaku, punëtori i cili u lënduar para pak ditësh në vendin e punë.

Sindikata, i ka shprehur ngushëllimet familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të të ndjerit.

Postimi:

Të nderuar kolegë

Me zemër të thyer ju njoftojmë se kolegu ynë, Milazim Binaku, i cili u lëndua para pak ditësh në vendin e punës, në Fabrikën e Pajimeve Xehetare (FPX), DPQ-KEK, ka ndërruar jetë.

Në këto çaste të rënda, Sindikata e Re e KEK-ut shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të të ndjerit.

Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Milazim Binakun.

Sindikata e Re e KEK-ut.