Gjunjët janë kriju me ra para Zotit, jo para pushtetarëve

Ardian Azemi

Veç mendja me më shku me u punësu në institucione publike përmes nënshtrimit, besomni, të njëjtën ditë e lëshoj këtë vend me biletë njëdrejtimëshe, pa e mendu kurrë me u kthy.

Ma mirë me e nisë jetën prej zeros diku tjetër, sesa me e ble kafshatën duke e shitë dinjitetin.

Se njeriu që e shet dinjitetin për një vend pune, nesër e shet fjalën, pasnesër e shet ndërgjegjen, e në fund nuk i mbetet asgjë përveç një karrigeje që nuk e meriton.

Duhet me qenë m*t i madh me iu servilos dikujt veç për një vend pune, një tender apo një favor.

Marre nuk është me qenë i varfër, marre është me u pasunu duke e ulë veten deri në tokë.

Gjunjët janë kriju me ra para Zotit, jo para pushtetarëve.

Çdo ditë i shoh ish-kryetarë komunash, ish-deputetë, deputetë aktualë, ministra, madje edhe njerëz që hiqen si opozitarë, se si ia shtrijnë qafën një pushteti të poshtër e idiot, siç është ky i Vetëvendosjes me në krye Albin mashtruesin.

Çu, more burrë! Çka fiton kur e humb vetveten? Çfarë vlere ka posti kur rruga deri te ai post kalon mbi dinjitetin tënd?

E keqja më e madhe nuk është pushteti. Pushteti, në fund të fundit, e bën punën e vet.

Tragjedia fillon kur njerëzit e lirë zgjedhin me u bë shërbëtorë. Kur e shohin shkatërrimin, e për një interes personal jo vetëm që heshtin, por e arsyetojnë, e normalizojnë dhe i duartrokasin.

Një shoqëri nuk rrënohet ditën kur del një pushtet i keq. Rrënohet ditën kur burrat pushojnë së qeni shtyllë dhe pranojnë me u bë qilim.

Atë ditë bie karakteri. E kur bie karakteri, as shteti nuk ka më çka e mban në këmbë.