Dy shoferë gjobiten me nga 500 euro për garat me shpejtësinë

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të automjeteve, të cilët janë kapur duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës.

Pas identifikimit të tyre, Policia ka shqiptuar ndaj secilit gjobë prej 500 eurosh, ndalim të drejtimit të automjetit për 12 muaj, si dhe pesë pikë negative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.