Një 52-vjeçar në Gjilan gjendet i varur nën çati pas disa orësh kërkime
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zhegër të Gjilanit, ku një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete, vetëm pak orë pasi ishte larguar nga shtëpia, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është A. B., 52 vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 16:50, ai ishte larguar nga shtëpia, duke u lënë familjarëve një mesazh shqetësues se do të mbytej.
Menjëherë pas alarmit, familjarët, së bashku me njësitë e Policisë së Kosovës, nisën kërkime intensive për lokalizimin e tij.
Pas disa orësh kërkime, rreth orës 20:10, trupi i pajetë i 52-vjeçarit u gjet nga patrulla policore nën çatinë e shtëpisë së tij, ku dyshohet se kishte kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, njësia e krimteknikës, ekipi mjekësor, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Prokurori i Shtetit.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

