Haziri: LDK u takon idealistëve, jo funksionarëve
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë një krahasim mbi identitetin dhe orientimin e partisë, duke bërë thirrje për rikthim te baza dhe vlerat që, sipas tij, e kanë karakterizuar LDK-në ndër vite.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Haziri ka shkruar se “në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve”.
Ai ka theksuar se LDK-ja u takon idealistëve dhe se idealistët e saj janë anëtarësia, e jo funksionarët.
“LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët. Koha t’i kthehemi idealistave!”, ka shkruar Haziri.

