Mërgimtarit s`i pritet në kolonë, tejkalon në krahun e djathtë dhe më pas lëviz nëpër trotuar
Një mërgimtar është gjobitur për kundërvajtje në trafik pasi kishte tejkaluar kolonën në krahun e djathtë e më pas kishte lëvizur në trotuar.
Policia tha se pasi e identifikoi atë, iu shqiptua gjoba, të cilën më pas, me kërkesë të tij, iu dyfishua.
Policia shpjegoi se ligji pёr rregullat e komunikaionit rrugor ia mundёson qё shoferi i cili posedon patent shofer tё njё vendi tё huaj qё mos t’i ndalohet vozitja pёr tre muaj me pelqimin e tij t’i bёhet dyfishimi i vlerёs monetare.
Njoftimi i plotë:
Me datёn 25.07.2026, nё rrjetin social facebook, njё portal ka postuar njё videoincizim ku nё rrugёn ‘Besnik Lajqi’ nё Pejё njё veturë e tipit Mercedes me targa tё shtetit jjerman, kishte bёrё kundёrvajtje duke bёrё tejlakimin e automjeteve/kolonёs nё krahun e djathtë, mё pas shihet duke lëvizur nëpёr trotuar duke u rikyç serish nё shirit rrugor.
Ekipa e tafikut pёr qytet ka arritur ta identifikojë kundёrvajtësin tё cilit i ёshtё shqiptuar gjoba dhe me pëlqimin e tij i ёshtё dyfishuar vlera e gjobёs pasi qё sipas Ligjit 08L-186, pёr rregullat e komunikaionit rrugor ia mundёson qё shoferi i cili posedon patent shofer tё njё vendi tё huaj qё mos t’i ndalohet vozitja pёr tre muaj me pelqimin e tij t’i bёhet dyfishimi i vlerёs monetare.
Bashkëngjitur gjeni gjobёn kundërvajtëse.

