Ironizon qytetari: “Inshallah, Allahu na mundësoftë ta shohim një ditë Gjilanin si Afganistanin…”

Hoxha Ramil Sherifi ka ironizuar me gjendjen në rrugët e Gjilan, ku është zgjedhur të punohet në kohën e ardhjes së mërgimtarëve për pushime në vendlindje.

“Inshallah, Allahu na mundësoftë ta shohim një ditë Gjilanin si Afganistanin, sepse pamja e Indisë na ka lodhur”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

Kjo traditë e punimeve në rrugë, pikërisht në kulmin e sezonit kur vijnë mërgimtarët, nuk paska ndërmend të ndryshojë. Fatkeqësisht!
Po të ishte bërë me qëllim (me kurs intenziv) për të na e vështirësuar qarkullimin, zor se do të dilte më keq!
Inshallah, Allahu na mundësoftë ta shohim një ditë Gjilanin si Afganistanin, sepse pamja e Indisë na ka lodhur. Po e përmend Afganistanin, sepse edhe ai na ka lënë mbrapa prej kohësh! – ka shkruar Ramil Sherifi.