“Zhurma e natës”, Policia gjobit pesë kundërvajtës në Gjilan
Policia në Gjilan ka vazhduar me aktivitete të shtuara në teren, me fokus parandalimin dhe identifikimin e rasteve të shkaktimit të zhurmës gjatë natës.
Gjatë kontrolleve të realizuara, zyrtarët policorë ka evidentuar raste të mosrespektimit të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, duke shqetësuar banorët gjatë orëve të natës.
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, njësitet policore kanë shqiptuar pesë gjoba për mosrespektim të dispozitave të këtij ligji.
Policia thekson se këto aktivitete do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, përmes patrullimeve, kontrolleve të vazhdueshme dhe reagimeve ndaj çdo ankese të qytetarëve, duke ndërmarrë masa ligjore ndaj secilit person fizik apo subjekt afarist që cenon qetësinë publike, thuhet në njoftim.

