‘Ecim për Petritin’ – qytetarët e Kamenicës nderojnë bashkëvendësin e tyre

Në një mënyrë krejt të veçantë, për një ecjeje përkujtimore, qytetarët e Kamenicës kanë nderuar sot Petrit Kallabën.

Petriti ndërroi jetë më 15 korrik 2026, në moshën 38-vjeçare.

Ai ishte mësimdhënës i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, edukator, mentor, humanist dhe sportist i përkushtuar.

Gjatë jetës së tij dha një kontribut të çmuar në arsimin e Kosovës, në edukimin teknologjik të brezave të rinj dhe në projekte të shumta kombëtare e ndërkombëtare.

Sot, në kuadër të manifestimit komunal “Kamenica Summer Fest” u organizua një ecje në shtegun e Roganës, ku morën pjesë të rinj e të reja, por edhe të moshuar nga komuna e Kamenicës dhe më gjerë, përfshirë edhe kryetarin Kadri Rahimaj.

“Ishte një ecje e mbushur me dhembje, por edhe me krenari, në nderim të kujtimit të tij dhe të hapave të panumërt që ai kishte bërë çdo ditë në këtë shteg” – ka thënë babai i tij, Xhevdet Kallaba.

Në shenjë falënderimi për pjesëmarrësit, Kallaba recitoi një poezi me titull: “Në shtegun e Petritit”./Mediafokus