Assma Ali bëhet gjykatësja e parë myslimane me shami
Misisipi emëron gjyqtaren e parë myslimane me origjinë jemenase dhe me shami në SHBA, transmeton ts
Misisipi ka emëruar për herë të parë një grua myslimane amerikane me origjinë jemenase, e cila mban shami, në detyrën e gjyqtares së një gjykate bashkiake.
Emërimi i gjyqtares Assma Ali ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe ka nxitur debat mes politikanëve të shtetit.
Mbështetësit e saj theksojnë kualifikimet e saj të forta juridike dhe përfaqësimin domethënës që ky emërim sjell për komunitetin vendas.

