Pas javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht në pikën kufitare në Batrovc, teksa po kalonte nga Serbia drejt Kroacisë.
Sipas Kocit, Maxhuni fillimisht ishte ndaluar për verifikim, ndërsa më pas ishte transferuar në Beograd, ku i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimet për krime lufte.
Koci ka thënë se që nga fillimi kishte deklaruar se Maxhuni nuk ishte fajtor dhe se pretendimet ndaj tij nuk qëndronin.

