Foda publikon listën e Përfaqësueses së Kosovës, mungesa të mëdha

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Në listën prej 27 futbollistësh, bien në sy emrat Dion Kacuri dhe Erblin Osmani.

Foda ka vendosur të llogarisë edhe në disa emra të rinj si Vesel Demaku, Donat Rrudhani, Valmir Matoshi, Muharrem Jashari, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu e Fisnik Asllani.

Pjesë e listës janë edhe yjet e Dardanëve, Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, ndërsa Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Baton Zabërgja dhe Fisnik Asllani kompletojnë repartin ofensiv.

Mungon kapiteni Amir Rrahmani, i cili ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Kosovës, sikurse edhe Florent Hadërgjonaj i cili ka bërë të ditur se për momentin nuk do të luajë për Dardanët nën drejtimin e stafit aktual teknik.

Lista zyrtare e Kosovës:

Portierë: Arijanet Muriç, Amir Saipi, Visar Bekaj.

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Alban Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni.

Mesfushorë/Sulmues: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Demaku, Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.

Lista e zgjeruar: Faton Maloku, Bledian Krasniqi, Kreshnik Krasniqi, Florian Haxha, Betim Fazliji, Andi Hoti, Leon Frrokaj, Rilind Nivokazi, Meriton Korenica dhe Faton Ademi.

Kosova do ta nisë këtë seri ndeshjesh më 24 shtator në Prishtinë ndaj Irlandës, përpara udhëtimit në Vjenë për përballjen me Austrinë më 27 shtator. Më 1 tetor Dardanët do të përballen me Izraelin, ndërsa katër ndeshjet do t’i mbyllin më 4 tetor në Prishtinë ndaj Austrisë.