Protestat në Shqipëri: 127 të arrestuar në Tiranë, identifikohen kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu, në një deklaratë publike te premten deklaroi se deri tani, në Tiranë janë arrestuar 127 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 244 të tjerë.

Drejtuesi i lartë i policisë tha gjithashtu ‘se nga strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale’ dhe ‘thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe terroriste’.

Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta dhe dashakeqe që synojnë të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Drejtuesi i lartë i policisë Dhimitraq Ziu tha në një deklaratë për mediat se 127 persona janë arrestuar nga policia gjatë 4 ditëve të protestës në Tiranë me akuzat e shkatërrrimit të pronës dhe kundërshtim të policisë’.