Pensionohet zyrtari komunal i Gjilanit, Salih Fazliu

Pas 17 vitesh shërbimi në Drejtorinë për Kadastër, është pensionuar zyrtari komunal i Gjilanit, Salih Fazliu.

Nga kolegët e tij, Fazliu cilësohet si shembulli më i mirë i përkushtimit, profesionalizimit e korrektësisë.

Drejtoresha e këtij dikasteri, Eljesë Rashiti, ka shprehur mirënjohjen kontributin e tij, duke thënë se një rrugëtim profesional përfundon, por përvoja, kontributi dhe gjurmët e lëna ndër vite mbeten.

“Si jurist dhe udhëheqës në sektorin e pronës, Sali Fazliu ka qenë një koleg me përvojë të çmuar dhe një udhërrëfyes për ata që erdhën pas tij. Njohuritë dhe përvoja e tij profesionale kanë qenë një ndihmë e vlefshme për të gjithë ne që kemi bashkëpunuar me të”, ka shkruar ajo.