Protestuesit sulmojnë një nga pikat e Bankës së Shqipërisë, thyejnë xhamat e dyerve në hyrje
Godina e ish-hotel Dajtit, e cila aktualisht shërben si një nga pikat e Bankës së Shqipërisë, është sulmuar nga protestuesit.
Disa të rinj kanë thyer xhamat e hyrjes së godinës. Fillimisht, në vendngjarje ka shkuar një i ri, i cili më pas ka thirrur të tjerë në ndihmë dhe, së bashku, kanë thyer xhamat.
Megjithatë, të rinjtë nuk kanë arritur të hyjnë brenda godinës, pasi hyrja ishte e fortifikuar me një strukturë metalike.

