Xhudistja kosovare mposht serben dhe kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix në Zagreb
Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale pas dy fitoreve të njëpasnjëshme.
Në duelin e parë, ajo triumfoi ndaj serbes Andrea Stojadinov, të cilën e mposhti me Yuko.
Fitoren e radhës, Kasapi e shënoi ndaj austriakes Carina Klaus-Sternwieser, po ashtu me të njëjtin vlerësim.
Me këto dy rezultate, Kasapi siguroi kalimin në çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.
Përballja e radhës është një tjetër sfidë e rëndësishme për kosovaren, e cila synon të afrohet drejt medaljes në turneun e Zagrebit.

