Avdush Canaj: Shkodra
Në Shkodër
qielli lahet në liqen
si fëmijë
flokët ia krehin pulëbardhat
Në Shkodër
djali i Rozafës është rritur
vrapon pas fluturave
Zogjtë nuk fluturojnë
vallëzojnë me violinën e Pjetër Gacit*
Kalaja hap dritaret
pikturon mrekullinë
Edhe unë këndova me babain
kur m’i mikloi faqet Shkodra
Kjo vajzë me fustan të kaltër
qëndisur nga hëna
në vetull të Bunës.
——
*Kompozitor i njohur shkodran

