Kosovarët nuk i respektojnë rregullat e trafikut, 1.153 gjoba për 24 orë

Kosovarët nuk i respektojnë rregullat e trafikut, 1.153 gjoba për 24 orë. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku, prej të cilëve 17 kanë qenë me të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale.

Për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1.153 tiketa (gjoba) trafiku.

Gjatë ditës së djeshme, policia njofton se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 24 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse një tjetër në ndalim policor.