Doajeni i gazetarisë gjilanase doktoron në Universitetin e Shkupit

Doajeni i gazetarisë gjilanase, Enver Sadiku, ka mbrojtur temën e doktoratës në fushën e Historisë, në Universitetin shtetëror të Shkupit, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e Enverit, e cila është shprehur të jetë krenare me babain, teksa në postimin në Facebook, ka marrë urime të shumta.

“Babi, urime titulli doktor i shkencave humane! Jam me fat që kam një baba me vlera të mëdha njerëzore. Të duam shumë dhe jemi krenarë me ty”, ka shkruar Elona, vajza e Enver Sadikut.

Ndryshe, Enver Sadiku është profesor Gjimnazi tash e tri dekada, derisa zanatin e gazetarit e ka ushtruar që prej pas luftës.

Ai është themelues i portalit lokal Kryelajmi.com./Mediafokus.info/