Dy figura të fjalës dhe burrërisë

Në këtë foto po i shihni dy burra të shquar nga fshati Vërbicë e Zhegocit, Feriz (Sejdi) Aliu dhe Ismajl (Sefë) Sherifi, personalitete të njohura të kohës.

Ferizi (djathtas) ishte një tregtar kripe, të cilën e sillte nga Selaniku, ku bënte disa ditë rrugë me qerre.

Si duket Feriz Aliun, fati i ecjes së rrugëve të gjata e kishte ndjekur edhe gjatë mobilizimit të dhunshëm në Luftës e Dytë Botërore.

Ai, në frontin e luftës, më kushëririn Sefë Sherifi, kishin ecur këmbëzbathur gjithë Kosovën, deri në frontet e luftës në Dalmaci.

Ferizi më së vështiri e kishte pasur kur nga atje solli orën e gjepit dhe lajmin e kobshëm për Sefën, i cili kishte mbetur në front si ushtar “vullnetar”.

Ismajli (majtas) ishte burrë i urtë, i sinqertë, i ditur e i drejtë.

Atë nuk e bënte të veçantë e të dashur në çdo rreth ku gjendej, vetëm pamja e jashtme, por edhe humori i tij i lehtë dhe i këndshëm dhe mbi të gjitha kontributi që ai dhe familja e tij kanë dhënë në çështjen kombëtare dhe proceset tjera nëpër të cila ka kaluar shoqëria kosovare, si para, ashtu edhe gjatë e pas luftës.

“Të dy këta ishin figura emblematike të fjalës dhe burrërisë”, thotë familjari Habib Ferizi, i cili prej vitesh jeton jashtë vendit me familjen e tij. /Sabedin Sherifi/ Mediafokus.info