Rikujtim: Ergin Sherifi bashkëjetoi me sportin dhe drejtësinë sportive
Ergin Sherifi, ish basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982, nuk jeton prej dy vitesh.
Në kohët e vështira, ai ishte edhe gjyqtar (1986-1990) dhe njihej për respektin e jashtëzakonshëm që gëzonte.
Po ashtu ishte edhe trajner i basketbollit, nga viti 1991 deri më 1998, kurse në edicionin 1996-97, e kishte shpallur Dritën kampion të Kosovës.
Ergini pasluftës rikthehet sërish si gjyqtar në basketbollin e Kosovës, nga 1999 deri më 2014, kurse më pas ishte vëzhgues.
Kontributi i tij ishte i madh në basketbollin e Kosovës, andaj FBK e ka nderuar me mirënjohje.
Në këtë dyvjetor, Ergin Sherifi rikujtohet si një figurë e rëndësishme sportive dhe një ish-basketbollist i shkëlqyeshëm, por mbi të gjitha si një indidvid me një kulturë të lartë qytetarie. /Mediafokus

