Abeja e ndihmoi organizimin ushtarak në Kosovë

Bejtullah Tahiri

Kanë kaluar plot 23 vjet që pata rastin të jemi bashkë më teper se dy muaj, në Shqiperi, me heroin e kombit Bekim Berisha – Komandant Abeja.

Njohja me te nuk ishte e rastesishme.  Dihet se Abeja ishte në luftë në Kroaci e Bosnje. Atje ishte dalluar dhe graduar si luftetar i zgjuar e i sukseshem dhe trim i dalluar.

Lufta në vende te huaja nuk i flinte shumë per qejfi pasi vendi i tij Kosova vuante akoma nga i njeti pushtues serb por që akoma ai nuk shihte forca të duhura per ta luftuar ate pushtues.

Rënia e Ardian Krasniqi, ate e kishte prek në zemer dhe ishte revoltuar. Nga kjo aresye ai kishte thirrur Fehmi Lladrovcin në telefon në Gjermani dhe kishte shprehur pikëllimin dhe pakënaqesinë pse po vriten djemtë e Kosovës dhe pak suksese po ka.

Fehmiu ia kishte kthyer ‘çka me bere, ne nuk po dim më mirë. Nese mundesh ti te na ndihmosh eja’.

Komandant Abeja ishte përgjigjur: me gjithe qejf jam i gatshem të kyçem.

Pas sygjerimit të Komandant Fehmi Lladrovcit, Bekim Berisha, kishte ardhur në Tiranë.

Me Halit Krasniqin së bashku e kemi ndihmuar Abejen çka iu ka dashur dhe njeherit disa here edhe në malin Dajt kem dalë së bashku për t‘u mesuar si perdoret saktë dinamiti dhe çfare rendesie ka ai në luftë.

Si minohen makinat, si duhet të jetohet në mal pa ndihmen e askujt, si duhet të jesh gjakftohtë pas aksioneve e shumë gjëra interesante që vetem ai i dinte.

Takimi me Abdullah Tahirin

Gjatë kohes sa ai qëndroi në Shqipëri, erdhi për të me vizituar, Abdullah Tahiri, sot Hero i Kombit.

Takimin e organizuam bashkë me Halit Krasniqin, në Durres, gjegjesisht në pisten pranë Hotel Adriatikut.

Abeja dhe Haliti kishin shkuar më parë në pistë dhe pastaj unë me Abdullahun.

Abdullahut i kisha fole per hitorinë e Abejes dhe Abdullahu mezi priste të takohej me te.

Kur u afruam, më pyeti, cili eshte Abeja. I tregova cili dhe iu duk pak i dobet si fizik, në krahasim me të bëmat e tij.

U ulem bashkë dhe afer dy ore biseduam krejt rreth aksioneve, luftes etj.

Kur u ndamë, Abdullahu më tha: ‘vetëm nga një të tillë ta kishim në Kosovë, nuk duhet më shumë’

Më pastaj Abejes ia kemi pergatitur në Kavajë një leternjoftim, te një mjeshter privat dhe së bashku me Halit Krasniqin, (edhe pse ky Haliti në dokumentar veç emrin e tij e permend) e kemi percjellë në Moriçan afer Shkodrës, per të hyrë ilegalisht në Ulqin dhe pastaj në Kosovë.

Me të hyrë në Kosovë ai, ndryshoi për të mirë organizimin ushtarak dhe sukseset e tij e shokëve, janë të njohura dhe gjaku i tij e deshmoreve të tjerë kanë mbetur në themelet e Republikës së Kosovës.

Lavdi për jetë Komandant Abeja-Bekim Berisha.

(Dübendorf, 10.08.20)