Arrestohet personi që dyshohet për tri vjedhje në kompaninë Hidromorava
Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve i stacionit policor tē Gjilanit, pas një pune operative mirë të organizuar ka arrestuar të dyshuarin Sh. G. (1985), i cili dyshohet se brenda një periudhe kohore ka kryer tri vjedhje në kompaninë e ujësjellësit “Hidromorava”, transmeton Mediafokus.info.
Dyshohet se ai ka arritur të vjedhë njëzet e shtatë (27) copë bateri-akumulator të kamionëve, dyqind e pesë (205) copë orë matëse të ujit si dhe një mijë e katërqind (1400) copë mbështjellës-pjesë përcjellëse të orëve matëse, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, toger Ismet Hashani.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjetur prova të qëndrueshme që lidhen me veprat penale “Të rasteve të vjedhjeve”.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.

