Arrestohet personi që dyshohet për tri vjedhje në kompaninë Hidromorava

Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve i stacionit policor tē Gjilanit, pas një pune operative mirë të organizuar ka arrestuar të dyshuarin Sh.  G. (1985), i cili dyshohet se brenda një periudhe kohore ka kryer tri vjedhje në kompaninë e ujësjellësit “Hidromorava”, transmeton Mediafokus.info.

Dyshohet se ai ka arritur të vjedhë njëzet e shtatë (27) copë bateri-akumulator të kamionëve, dyqind e pesë  (205) copë orë matëse të ujit si dhe një mijë e katërqind (1400) copë mbështjellës-pjesë përcjellëse të orëve matëse, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, toger Ismet Hashani.

I dyshuari është  intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjetur prova të qëndrueshme që lidhen me veprat penale “Të rasteve të vjedhjeve”.

Me vendim të  prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për  48 orë.