Ndërron jetë gazetari Bedri Sadiku

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare gazetari Bedri Sadiku, i cili një jetë të tërë punoi në të përditshmen Rilindja.

Bedriu, pos në redaksinë qendrore të gazetës, ka punuar gazetar-korrespondent i Rilindjes edhe nga Gjilani, Tirana e Shkupi.

Ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni dhe vazhdimisht i nxori në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arrestuar nga policia.

Bedri Sadiku është lindur në Rahovicë të Preshevës, ndërsa ka jetuar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Bedriu la pas vete një familje të mrekullueshme, bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza, bashkë me shumë nipa e mbesa.