27-vjeçarja vdiq nga virusi derisa po priste të martohej
Koronavirusi vijon të rrëmbejë të tjera jetë duke mos kursyer as moshat e reja, siç është rasti i fundit i një 27-vjeçare e cila e humbi betejën me sëmundjen.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, Ariola u dërgua në spitalin Covid në Tiranë, por me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, 27-vjeçarja nuk mbijetoi.
Edhe më të trishtë këtë histori e bën fakti që Ariola priste të martohej së shpejti, por virusi e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në një moshë shumë të re.
27-vjeçarja nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

