Cima preket nga virusi, Adelina kërkon gjak nga ata që e kanë kaluar COVID-in

As humoristi Rasim Thaçi – Cima nuk i ka shpëtuar virusit. Vajza e tij , Adelina Thaçi-Meta ka kërkuar gjak prej personave që e kanë kaluar koronavirusin së fundmi, për të marrë antitrupat e tyre, një metodë kjo që praktikohet nga shkenca.

“Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar covidin, e që kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A Negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat. Kjo është për babin tim, na duhet përmbi 50 Antitrupa. Ju faleminderit paraprakisht nëse dikush shpreh vullnetin e ka mundësinë”, ka shkruar Adelina në Facebook.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të babait të saj, Rasim Thaçi, pos që në këtë mënyrë ka njoftuar se Cima është prekur nga virusi COVID-19.

Infeksionin COVID-19, paraprakisht e ka kaluar vetë Adelina, e cila ka rrëfyer publikisht betejën e saj me virusin.