Flutura kujton të birin që nuk jeton më: Kujtimet janë tapia…

Shkrimtarja Flutura Açka ka përkujtuar ditëlindjen e të birit që nuk jeton më, duke shkruar se “Kujtimet janë tapia e vetme e sigurt e patjetërsueshme e njeriut”.

Postimi i plotë i Açkës:

Po hajde, moj mamka!

Kur ishte ditë, Biri ia zbehte asaj ngjyrat; kur ishte natë i derdhte asaj shumë dritë. “Po hajde, moj mamka!”, thërriste prej nga tryeza e shtruar, kur unë ende vërtitesha mes gatesave që e bënin ditëlindjen e tij të larmishme, siç e pëlqente ai, me tapas të shumta.

Dhe ditëlindja zgjaste me ditë, aq sa zinte ditëlindjen time. Gjenim gjithnjë arsye për festat tona të vogla, si ta dinim se do të na mohoheshin festat tona të mëdha.

Sot Biri do të mbushte 21, dhe unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël. Kujtimet janë tapia e vetme e sigurt e patjetërsueshme e njeriut.