Asnjë i vdekur, vetëm 3 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se brenda 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes dhe vetëm tri raste kanë rezultuar pozitive.

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.
– Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 1.105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381.
– Në total numri i rasteve aktive është 158.