Shpëtohen nga mbytja dy shtetas belg në Sarandë
Dy persona rrezikuan sot të mbyteshin në Sarandë. Panorama.al bën me dije se bëhet fjalë për dy shtetas belg, Ahmed Akra 23 vjeç dhe Ahmed Mkalolak 18 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme tek Kanali i Cukës, vendi ku bashkohet uji i lumit Bistrica me detin. Duket se ata janë hedhur në ujë duke mos e ditur që në këtë vend uji është shumë i ftohtë.
Ndoshta të ndodhur në këtë situatë të papritur ata kanë kërkuar ndihmë. Menjëherë në vendngjarje është ndodhur ambulanca dhe policia, ku kjo e fundit ndihmoi për nxjerrjen e tyre nga uji dhe u transportuan në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë dhe gjendja e tyre është e mirë.