Hoti premton pagë minimale 300 euro dhe heqjen e kufizimit për pensionistë

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka premtuar se në qeverisjen e tij paga minimale në Kosovë do të jetë 300 euro, ndërsa nuk do të ketë ndihma sociale e pensione nën 300 euro.

Po ashtu Hoti tha në një tubim në Pejë se qeveria e tij e ardhshme do të heq kufizimin prej 15 vitesh për pensionistët kontributdhënës deri në vitin 2023.

Tutje ai ka thënë se kundërshtarët e LDK-së po bëjnë fushata linçuese si dhe po japin premtime të pabaza.

‘Kundërshtarët tanë po prodhojnë lajme të rrejshme dhe po kërcënojnë në kohë fushate edhe institucionet e drejtësisë dhe kjo nuk është e re sepse ata gjithmonë e kanë përdorur popullzimin për të arritur në pushtet”, tha ai.

Ai ka prezantuar edhe planin ekonomik të LDK-së në rast se kjo parti fiton zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Do të lehtësojmë qasje në financa, do t’i subvencionojmë normat e interesit. Do të rrisim grantet për bizneset, do të zvogëlojmë licencat për bizneset, do t’i bëjmë ato transparente dhe do të zbatojmë plotësisht fiskalizimin dixhital për të formalizuar ekonominë dhe do ta liberalizojmë tregun e energjisë elektrike. Për Organizata Jo-qeveritare do të financojmë 15 % të projekteve që i marrin nga nga donatorët e ndryshëm. ”, ka shtuar Hoti në hapjen zyrtare të fushatës së LDK-së në Pejë.