Shqipëri: 6 të vdekur, 2832 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se këtë të martë është shënuar numri më i lartë i infektimeve që prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 8,746 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2832 qytetarë.
Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 1732 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rëndë.