Me këtë ‘breshkë’ para gjysmë shekulli erdhi nga Zvicra në Gjilan
Njerëzit kanë dëshira të ndryshme, por Osman Ibrahimaj nga Gjilani, ndër të tjera ishte edhe merakli i veturave.
Në vitin 1971, para më se gjysmë shekulli ai erdhi me këtë veturë nga Zvicra.
Makinë ‘legjendare’ si kjo, zor se shihni më në rrugët e botës.
Ardhja në atë kohë me një “breshkë” si kjo në Kosovë, ku rrallëkush ka pasur veturë, ka qenë e jashtëzakonshme.
Ibrahimaj e ka rikujtuar atë ditë pas 51 vitesh, si një nostalgji për të kaluarën e tij dhe të automobilizmit në Kosovë. /Mediafokus

