Me këtë ‘breshkë’ para gjysmë shekulli erdhi nga Zvicra në Gjilan
Njerëzit kanë dëshira të ndryshme, por Osman Ibrahimaj nga Gjilani, ndër të tjera ishte edhe merakli i veturave.
Në vitin 1971, para 55 vitesh ai erdhi me këtë veturë nga Zvicra.
Makinë ‘legjendare’ si kjo, zor se shihni më në rrugët e botës.
Ardhja në atë kohë me një “breshkë” si kjo në Kosovë, ku rrallëkush ka pasur veturë, ka qenë e jashtëzakonshme.
Ibrahimaj, i cili po ashtu, nuk jeton më, e kishte rikujtuar ‘breshkën’, si një nostalgji për të kaluarën e tij dhe të automobilizmit në Kosovë.
Viteve të fundit të jetës së tij, ai i ishte kthyer ecjes në natyrë, duke e konsideruar atë mjekun më të mirë për shëndetin./Mediafokus

