A do të kandidojë për deputet, ja përgjigjja e Agim Veliut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është shprehur se nuk e di ende konkretisht nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që janë caktuar të mbahen më 14 shkurt.
Në një përgjigjje për Express, ai tha se s’ka ende asgjë konkrete lidhur me këtë çështje.
“Jemi në proces… Sa të kem konkrete diçka, ju informoj”, tha Veliu.

