A do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme sot në ora 16:00?

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se rritja enorme e numrit të rasteve me COVID-19, ka bërë që ta mendoj seriozisht shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Mediafokus.info.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar sot se kreu i ekzekutivit kosovar do të mbaj sot konferencë për media.

Mbetet të shihet në ora 16:00, se a bëhet fjalë vetëm për shtrëngim masash kundër përhapjes së coronavirusit, apo vendi po shkon drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme./mediafokus.info/