A do t`i mjaftojë shpejtësia antilopës për të shpëtuar nga leopardi

Antilopa e ka shpejtësinë, por në betejë me leopardin vështirë se do t`i mjaftojë për t`u çliruar nga kthetrat e tij.

Fotografja amatore, Gonnie Myburgh, 67 vjeç, ka kapur sulmin e një leopardi ndaj një antilope në parkun Kgalagadi në Afrikën e Jugut.

Gonnie ishte në makinën e saj kur vuri re sulmin dhe nuk hezitoi ta fotografonte atë. Pavarësisht tentativës për t’u larguar me shpejtësi të antilopës, leopardi nuk e pati aspak të vështirë të nënshtronte prenë e tij.