Tha se u rrah nga djemtë e axhës, familjari i reagon “Njeriut Ujk”: Rrenc, mashtrues – ma ke zaptuar tokën

Hysni Rexhaj, i njohur si “Njeriu Ujk” ditë më parë përfundoi në spital pasi u rrah nga disa persona.

Në një rrëfim që bëri dje e ku u shfaq me shumë të mavijosura në fytyrë e trup, Hysni Rexhaj pretendon se u rrah nga djemtë e axhës së tij.

Ai thotë se kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë, pasi ai tash e një kohë posedon kopshtin zoologjik ku mban një numër të madh të kafshëve. Rexhaj thotë se rrahja ka ndodhur në mënyrë tinzare nga familjarët e tij.

Sipas tij qëllimi ishte që t’ia prishin imazhin e tij të mirë.

E në artikullin që Reporteri.net publikoi dje për rrahjen e Rexhajt, ka reaguar një familjar i tij i cili thotë se Hysni Rexhaj është mashtrues dhe gënjeshtar.

Ai thotë se hapësira ku Rexhaj e ka kopshtin zoologjik është e zaptuar nga ai, shkruan Reporteri.net.

Ndër të tjera, familjari e akuzon Rexhajn edhe se është veteran i rremë.